Një shtetase kineze dhe një vietnameze të cilat kishin marrë me qira, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza” për të ushtruar prostitucion, janë vënë në prangat e policisë.
Efektivët e komisariatit Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Network”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion.
Ndërkohë gjatë operacionit të koduar “Foleja 7”, u arrestua shtetasja kineze, Y. W, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.



