Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Sot protestë para Ministrisë së Brendshme: Kupa u mbush

Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Sot protestë para Ministrisë së Brendshme: Kupa u mbush

Një protestë e paralajmëruar që dje do të mbahet sot para Ministrisë së Brendshme pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti ditën e djeshme në Komisariat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkrahur këtë protestë, teksa ka njoftuar se ajo do të organizohet nga të rinjtë shqiptare dhe do të mbahet para Ministrisë së Brendshme në orën 20:00., me moton “Kupa u mbush”. 

Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbuluan zyrtarisht shkaqet e vdekjes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në trupin e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm.

Kjo e fundit, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike.

Autoritetet sqaruan se nga analizat e kryera dhe provat nuk kishte veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë ndaj 32-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy