
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një universiteti privat në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e mensës, ku ka patur dëme materiale dhe fatmirësiisht nuk raportohet asnjë person i lënduar.
Shkak për shpërthimit është bërë një bombol gazi që përdorej në kuzhinën e universitetit.
Njoftimi i policicë:
Më datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.



