Vetingu, Strasburgu gjobit shtetin shqiptar për prokuroren e shkarkuar Antoneta Sevdari

Vetingu, Strasburgu gjobit shtetin shqiptar për prokuroren e shkarkuar Antoneta Sevdari

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e njohur ndryshe si Gjykata e Strasburgut ka gjobitur shtetin shqiptar me 25 mijë euro, lidhur me shkarkimin gjatë procesit të vetingut të prokurores Antoneta Sevdari.

Ishte prokurorja e shkarkuar ajo që e çoi vendimin në Strasburg në formë ankimimi dhe gjatë shqyrtimit të ankesës së saj, u gjetën shkelje proceduriale për shkarkimin.

Në vendim thuhet se shteti shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë prokuroren e shkarkuar me 24 mijë e 600 euro.

Shkarkimi ndaj Sevdarit ndodhi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 28 shkurt, ku shkalla e dytë e vetingut i komunikoi shkarkimin.

Ndërkohë në shkallë të parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kishte komunikuar konfirmimin në detyrë, vendim i cili më tej u çua në KPA nga Komisioneri Publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy