I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është maqedonasi i arrestuar në Durrës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është maqedonasi i arrestuar në Durrës

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut.

Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 32-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy