Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë ndaj 17-vjeçarit në Gjykatën e Fierit, pasi adoleshenti me iniciale B. D., i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran pas një konflikti të çastit.
“Arrest me burg” dhe mjekim në spitalin e burgut vendosi gjykata ndaj tij.
17-vjeçari ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit dhe mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Autori i dyshuar i ngjarjes do të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.
Ndërkohë 17-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kërkoi që të lihet në “arrest shtëpie”, pasi vuan nga ankthi.
Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.



