Konferenca rajonale ministrore e turizmit/ Kumbaro: Hapja turistike e Ballkanit krijon treg të ri të përbashkët

Konferenca rajonale ministrore e turizmit/ Kumbaro: Hapja turistike e Ballkanit krijon treg të ri të përbashkët

Sot në Tiranë u zhvillua konferenca ministrore e Ballkanit Perëndimor “Heqja e barrierave për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit”, me pjesëmarrjen e ministrave të turizmit të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si nikoqire e konferencës, veshur me një jelek tradicional të zonës së Gjirokastrës, në nisje të fjalës së saj u shpreh se Shqipëria është pikërisht ura ku kalojnë kulturat, ku historia ka filluar nga njëri vend dhe ka kaluar tek tjetri, ku traditat shpesh i kemi të përbashkëta, ku identifikohemi edhe me shenja të vogla.

Jeleku që unë kam veshur është i Gjirokastrës dhe ndërkohë, mikesha dhe kolegia ime, ministrja e Turizmit të Serbisë, Tatjana Matic më tha pak më parë, se duket sikur është andej nga ne. Sepse Ballkani nuk është gjë tjetër veçse një kryqëzim bashkëjetesash kulturash, fesh, me gjuhë që janë kombinuar me njëra-tjetrën dhe këto kombinime herë nuk i kemi kuptuar, herë i kemi keqkuptuar, prandaj më vjen shumë mirë që jemi në këtë sofër të organizuar në Tiranë dhe për të folur rreth asaj çka na bën të bashkohemi rreth një teme që është turizmi. Prandaj faleminderit Majlinda që zgjodhët shtëpinë tonë që për pak orë, për dy ditë behet shtëpia juaj për të t’ju dhënë sado pak shije Shqipërie.

Kumbaro theksoi se, “hapja turistike e Ballkanit i jep sens ekonomik Ballkanit të Hapur, duke krijuar një treg të ri, por edhe itinerare më të gjata, më të diversifikuara. Jemi vende shumë të vogla për të krijuar tregje e harta turistike të izoluara. Siç promovojmë veten, të promovojmë edhe njeri -tjetrin. Nuk jemi konkurrente, jemi komplementarë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët. Duhet t’i heqim peshën e rëndë të paragjykimeve prej të cilave vuan, dhe ta kthejmë në destinacionin e preferuar të turizmit të kësaj dekade”, përfundoi fjalën e saj Kumbaro.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë fjalës së saj në konferencën Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RÇ, deklaroi se heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit.

Ajo bëri të ditur se nga 8 qershori nis puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së.

“Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritja prej 500% e përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e “Roam Like at Home”, komuniteti i biznesit ishte i etur ta përdorur këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj me 8 Qershor ne si RÇ nisim punën për të ulur tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës.

Në fjalën e saj Mjalinda Bregu theksoi se turizmi është për transformim dhe ka fuqinë të na sjellë të gjithë së bashku, ka potencial të madh që të përshpejtojë progresin dhe transformimin e rreziqeve në mundësi në qoftëse menaxhohen mirë dhe me zgjuarsi.

Ky aktivitet i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal bashkoi ministrat e turizmit të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe subjekteve të tjera interesuara për të diskutuar mbi çështjet: Përballë fatkeqësisë së COVID-19, përmirësimi i klimës së biznesit për investime të qëndrueshme në turizëm, risi dhe inovacion në shërbim të turizmit dhe anasjelltas. 

Në konferencë ishin të pranishëm Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin; pasuar nga katër panele tematike, me një mori panelistësh duke përfshirë Tatjana Matic, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Stasa Kosarac, Ministre e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Rozeta Hajdari, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Aleksandra Gardashevic-Slavuljica, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy