Dy pistoleta dhe një kallashnikov janë sekuestruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit, gjatë një kontrolli të ushtruar në zonën e Peqinit.
Sipas informacioneve nga policia, mësohet se armët e gjetura dyshohet të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Ato do të dërgohen për ekzaminime në Laboratorin e Policisë Sëhkencore, ku do të dalë dhe rezultati nëse janë përdorur në ngjarje kriminale apo jo.
Nga ana e policisë nuk janë bërë ende të ditura detajet nga sekuestrimi i armëve të sekuestruara.



