
Aksident me pasojë dy efektivë policie të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D., (punonjës policie në shërbim).
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.



