I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg, policia arreston 41-vjeçarin në Fier

I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg, policia arreston 41-vjeçarin në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 41-vjeçarin Ilir Dine pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në vitin 2016, Dine është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen "16 Prilli", Fier. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Finish".

Kapet dhe vihet në prangat e Policisë, 41-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 5 vjet burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes së një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar "Finish", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Në vitin 2016, ky shtetas është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen "16 Prilli", Fier. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy