Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven", ka identifikuar dhe arrestuar një 34-vjeçari, i cili u vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023.
Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



