Eurosig deklaron se ka shlyer pagesën në vlerën e plotë prej 2.2 miliardë lekë. Kjo i hap rrugë kalimit të pronësisë së INSIG te sipërmarrja private Eurosig, kalim që pritet të përmbyllet javës tjetër.
Oferta e Eurosig për shoqërinë publike të sigurimeve, ishte më e larta mes katër ofertave të paraqitura për blerjen. Në këtë mënyrë, INSIG do të zotërohet nga Eurosig sh.a. kompani me kapital 100% vendas.



