Kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, arrestohet gjeorgjiani në Tiranë  

Kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, arrestohet gjeorgjiani në Tiranë  

Një 42-vjeçar gjeorgjian i cili ishte në kërkim si kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje u arrestua nga policia në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë.

Bëhet fjalë për Mindia Lavasogli (Goradze), që strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

 

NJOFTIMI

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryesori”.

Operacioni, nga Fast Albania, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar ndërkombëtarisht. Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje. Grupi kriminal, me aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera. Vihet në pranga 42-vjeçari që fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false, me emrin e një shtetasi ukrainas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara dhe të finalizuara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët dhe me shërbimet e DVP Tiranë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion për kapjen e kreut të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe me dhunë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera. Shërbimet e Fast Albania, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi, kanë lokalizuar në Tiranë,  një shtetas shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera. Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale "Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes", "Grupi kriminal" etj. Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy