Arratisja e të paraburgosurit/ Prençi: Lirim me dashje, të arrestohet drejtori i burgjeve

Arratisja e të paraburgosurit/ Prençi: Lirim me dashje, të arrestohet drejtori i burgjeve

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi, nuk pranon që ta emërtojë si arratisje atë të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, por e quan si lirim me dashje.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai shprehu habi se si prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

 

Nuk pranoj ta emërtoj si arratisje, është liruar me dashje nga gjithë zinxhiri i drejtimit të sistemit të burgjeve. Habitem si prokuroria nuk ka arrestuar drejtorin e përgjithshëm të burgjeve dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. 

 

Ai është vrasëse me pagesë i një apo shumë grupeve kriminale. Trajtimi i një të paraburgosuri me rrezikshmëri të lartë për krime kundër jetës njerëzore në një burg të zakonshëm, është vënie në shërbim të grupeve të strukturuara kriminale dhe Ndoci që ditën që është larguar, është në punë nën drejtimin e komandantëve të tij. 

 

Në burgje janë emëruar njerëz jo profesionistë, patronazhistë të cilët kanë detyra partie për partinë në pushtet dhe për grupet kriminale që mbështeten nga partia shtet. 

 

Është shkelur protokolli i transferimit apo trajtimit të personave me rrezikshmëri të lartë, jo në burgjet me rrezikshmëri të lartë, por në burgje të zakonshme. Nuk është zbatuar asnjë pikë e procedurës standarde për lëvizjen e një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë. 

 

Nuk kemi një grup të forcave speciale të burgjeve që shoqëron një person me rrezikshmëri të lartë. Punonjësit e policisë që kanë pranuar ta shoqërojnë pa pranga, normalisht e kanë konsumuar shkeljen.

 

I dyshuari për këto vepra të rënda vrapon si një atlet, gjë që nuk mund ta bëjë një i sëmurë. I bie që nuk ka qenë sëmurë. Ky është një inskenim jo i të burgosurit, por një program i krijuar nga punonjësit e policisë së burgjeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy