Organizonin dasma/ Gjobiten me nga 3 milionë lekë dy pronarët e restoranteve në Tiranë

Organizonin dasma/ Gjobiten me nga 3 milionë lekë dy pronarët e restoranteve në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3 mln lekë gjobë, dy pronarë lokalesh, S.GJ dhe I.S. Sipas unformave blu dy pronarët organizonin dasma në lokalet e tyre gjatë kësaj periudhe pandemie. Ata nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy