Lirohet nga burgu ish-deputeti, tentoi të godiste policin për gjobën e makinës

Lirohet nga burgu ish-deputeti, tentoi të godiste policin për gjobën e makinës

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-deputetin Dritan Bici, i arrestuar pak ditë më parë për kanosje të forcave të Policisë. Bici mësohet se është arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Gramshit, pas një konflikti të ndodhur për një vend parkimi.

Djali i ish-deputetit kishte parkuar automjetin e tij në vendin e rezervuar për Policinë, dhe për këtë efektivët do të ndërmerrnin masë administrative. Pas kësaj, mes punonjësve të Policisë dhe ish-deputetit ka lindur një debat, duke agravuar deri në tentativë nga ana e Bicit për të godit efektivët.

Ai u vu në pranga për kanosje, ndërsa është liruar me vendimin e gjyatës paraditen e kësaj të premte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy