Shembet trau në kantierin e “Amazon”, humb jetën një shtetas shqiptar

Shembet trau në kantierin e “Amazon”, humb jetën një shtetas shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën dh pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në punë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, në një kantier ndërtimi në Alessandria të Piemontes.

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Flamur Alsela, 51 vjeç. Ai mësohet se ishte përgjegjës i firmës që po punonte për ndërtimin e qendrës së re të logjistikës së kompanisë Amazon, në periferi të Alessandria. Shqiptari i cili jetonte në Chiari ndodhej së bashku me 5 punëtorë të tjerë kur një prej trarëve u shemb, për shkaqe ende të paqarta, duke e goditur 51-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital. Një prej tyre mësohet se është në gjendje më të rëndë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë Amazon që shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa u shpreh se është në dispozicion të autoriteteve kompetente, për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy