Rriten rastet në Kosovë: 14 viktima dhe 923 raste me Covid-19

Rriten rastet në Kosovë: 14 viktima dhe 923 raste me Covid-19

Në 24 orë e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 14 viktima si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Gjatë kësaj kohe nga testimi i 3.470 mostrave të marrura, janë regjistruar edhe 923 raste të reja të infektuara. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy