Eksploziv në një banesë dhe dhunë ndaj një personi, “Fundjava” kap një person në Shkodër

Eksploziv në një banesë dhe dhunë ndaj një personi, “Fundjava” kap një person në Shkodër

Vihet në pranga një person i shpallur në kërkim për disa vepra penale kundër personit dhe pronës.

Në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Fundjava”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se:

-më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

-më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy