"Shtëpia e barit" në Koplik, Gjykata jep masën "arrest me burg" për  tre të arrestuarit

"Shtëpia e barit" në Koplik, Gjykata jep masën "arrest me burg" për tre të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për  Ramiz Nikdukaj  64 vjeç, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç. Kovaci dhe Luli nga Cerriku, u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

 Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambjent i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambjent me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambjentin ku kultivoheshin bimët. Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë këto shtetas në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy