
Dy të reja në Elbasan kanë denoncuar sot në polici se iu kanë hapur llogaritë në rrjetet sociale dhe iu janë keqpërdorur ato.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, kanë kallëzuar te Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, shtetaset:
-R. M., 21 vjeçe, se i kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e saj;
-B. M., 42 vjeçe, se kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e vajzës së saj, 16 vjeçe.
Strukturat e specializuara të Policisë së Elbasanit po punojnë për të përcaktuar autorësitë e 2 rasteve.



