
Një person i cili tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, është vendosur nën hetim, ndërsa shuma e parave është sekuestruar.
Policia Kufitare e Kakavijës në dalje të Shqipërisë, kreu kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.



