Ish-ministri Lefter Koka nuk është i vetmi person që hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Listët së ish-zyrtarëve aktual i shtohet Arben Ahmetaj, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj.
Komunikimi i akuzës në mungesë ndaj Klodian Zotot i konsideruar si një nga bosët e inceneratorit së bashku me Mirel Mërtirin, zbuluan pas afro 90 ditëve edhe zyrtarisht arsyen përse ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi prej dy orë qëndroi në godinën e SPAK.
Janë pikërisht faqet 27-28-29 të kësaj akt akuze, të cilat zbardhin një njohje të hershme të Ministrit Aktual të Mbrojtjes me bosët e inceneratorëve, dikur biznesmenë edhe në fushën e matësve të ujit.
Emision “FactCheck” sjell një pasazh të deklarimeve të Peleshit i cili dëshminë e tij e ka dhënë si ish kryebashkiak i qytetit të Korçës për kontratën e matësve të lidhur me kompaninë e Zotos.
I pyetur më datë 05.03.2024, shtetasi Niko Peleshi, ka deklaruar në lidhje me impiantin fotovoltaik se:
Unë mbaj mend që si ide më është prezantuar nga drejtori Petrit Tare.
Ishte një projekt i ri, novativ, i padëgjuar dhe mesa më kujtohet edhe vetë Petriti kishte një lloj skepticizmi apo pikëpyetje pasi ishte një gjë e re.
Ajo që mua më lidhte me këtë projekt ishte vetëm interesi për të qenë një projekt që mos dështonte pasi ishte një shërbim publik dhe shumë delika.
Ideja e këtij projekti ishte që energjinë e impiantit të trajtimit të ujerave të përdorura, ta sigurojë me një zgjidhje alternative.
Përmes një impianti fotovoltaik, pra të prodhohej energji duke mos u marrë nga rrjeti por duke u prodhuar vetë.

Por kush qëndronte pas këtij projekti i cili do të bëhej me kredi nga banka gjermane?
Vijimi i dëshmisë së Ministrit Peleshi para hetuesve të SPAK:
Emra nuk më kujtohen të më ketë thënë në fillim, në bisedën e parë.
Por ndërkohë dua të them që në atë kohe që folëm ujësjellësi kishte realizuar një projekt të ngjashëm financimi për zëvendësimin e matësave të ujit.
Pra nuk ka diskutuar për skemën e financimit por për zgjidhjen teknike.
Kam përshtypjen se kanë qenë të njëjtët njerëz, ose i njëjti grup që ka bërë edhe zëvendësimin e matësave të ujit, sipas perceptimit tim, pasi fiks nuk e di kush kanë qenë në kontratë.
Personi që unë mbaj mend është Klodi Mërtiri. Unë me Petritin, e kemi takuar Klod Mërtirin.
Në kuadrin e gjetjes së kësaj zgjidhje, Petriti më ka thënë se edhe ai nuk ishte bindur se çfarë ishte kjo gjë, por të shkonim në Itali të shihnim një zgjidhje të aplikuar te fermave fotovoltaike.
Mesa më kujtohet duhet të ketë qenë para zgjedhjeve të vitit 2013, ndoshta nga pranvera këtij viti, kur jam nisur bashkë me Petritin, për në Itali.
Udhëtimi është kryer me avion, Nuk më kujtohet të ketë qenë me ne ndonjë person tjetër përveçse unë me Petritin”.
Ndalur tek pagesa e udhëtimit z.Peleshi është përgjigjur se
Nuk më kujtohet nëse Klod Mërtiri ka qëndruar në të njëjtin hotel me ne Emri i hotelit nuk më kujtohet.
Në lidhje me pagesat për qëndrimin në hotel dhe për biletën e avionit, pra për gjithë udhëtimin, unë nuk kam bërë pagesa pasi isha i ftuar nga ndërmarrja UKKO Korçë.
Mbërritjen në Itali z.Peleshi e rikutjon duke u përgjigjur në këtë mënyrë para hetuesve të SPAK
Dua të saktësoj se kur kemi qenë në Itali, kur kemi shkuar për të parë impiantin që kishin italianët, bashkë me Klod Mërtirin, kemi gjetur në Itali Arben Ahmetajn.
Pra Arben Ahmetaj nuk ka qenë në udhëtim me mua dhe Petrit Taren por e kemi gjetur në Itali, në shoqëri të Klod Mërtirit, Klod Zotos dhe disa personave të tjerë italianë.
Nuk më kujtohet nëse kishte ndonjë shqiptar tjetër të pranishëm. Nuk më kujtohet se ku ka qenë i akomoduar shtetasi Arben Ahmetaj, kur kemi qëndruar në Itali atë natë.
Në lidhje me fotografinë ku shfaqen 6 persona, deklaroj se kjo fotografi duhet të jetë bërë në Romë, në foto unë identifikoj drejtorin Petrit Tare me të cilin kisha udhëtuar, Klodi Mërtirin, Arben Ahmetaj, Klodian Zoto-n dhe personi tjetër ka qenë një italian por nuk më kujtohet emri.
Arben Ahmetaj në atë kohë ka qenë deputet i qarkut të Korçës për zonën e Devollit deri në zgjedhjet e vitit 2013.
Nuk më kujtohet kur kam bërë udhëtimin për në Itali me Petrit Taren nëse më ishte thënë që në Itali ishte edhe Arben Ahmetaj.
Nuk më kujtohet se ku dhe kur e takova Arben Ahmetajn në Itali por përderisa shoh që kemi dalë edhe fotografi, kemi qenë të gjithë bashkë.
Mesa më kujtohet kam perceptuar nga takimi që kam pasur me këta shtetas me të cilët shfaqem në fotografi, se Arben Ahmetaj ishte i njohur me Klod Mërtirin.



