"Arrest me burg" ka vendosur Gjykata e Durrësit për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Branko Shkoza, në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.
Përpara trupit gjykues, ai e ka mohuar krimin, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai është shprehur se ka qenë 27 nëntori dita e fundit që ka takuar viktimën.

Megjithatë, prokurori i çështjes ka deklaruar se autori i dyshuar i ngjarjes e ka pranuar më herët ngjarjen.
Në të njëjtën kohë, gjyqtarja e çështjes ai ka sjellë në vëmendje dëshminë e një banori të zonës, të cilit Habibi i ka treguar ngjarjen, që mbrëmjen e 2 dhjetorit.



