Policia paralajmëron për fushatë phishing në “WhatsApp”: Kujdes, ju marrin llogarinë

Policia paralajmëron për fushatë phishing në “WhatsApp”: Kujdes, ju marrin llogarinë

Policia paralajmëron nisjen e një fushate phishing në rrjetin social WhatsApp, duke iu kërkuar qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi mund t’iu merret llogaria.

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

 

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

 

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

 

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

 

-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

 

-Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

 

-Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

 

-Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

 

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy