Premtonin viza për në Mbretërinë e Bashkuar kundrejt parave, shkatërrohet grupi në Tiranë

Premtonin viza për në Mbretërinë e Bashkuar kundrejt parave, shkatërrohet grupi në Tiranë

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Udhëtimi i sigurt”. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, në pranga është vënë një shtetase dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, nën akuzën se mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Udhëtimi i sigurt", në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy