Piktori i njohur shqiptar Ziso Kamberaj, ka ndërruar jetë nga Covid-19. 56-vjeçari u nda nga jeta në një spital në Gjermani, vend ku po merrte mjekim që prej muajit shtatorit kur ishte infektuar me Covid.
Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.
Ai e ndante jetën mes Tiranës dhe Mynihut vende në të cilat ekspozonte edhe veprat e tij.



