Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari  (VIDEO)

Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari (VIDEO)

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor, të ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Cakranit”. 

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti tip “Peugeot”, që drejtohej nga viktima, i ka prerë rrugën një automjeti tip “Benz”, duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Fier/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy