Shkelje të rënda disiplinore/ Shkarkohet nga detyra prokurorja e Gjykatës së Dibrës, Belina Zeneli

Shkelje të rënda disiplinore/ Shkarkohet nga detyra prokurorja e Gjykatës së Dibrës, Belina Zeneli

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka pranuar sot kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Belina Zeneli.

Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, Zeneli rezultoi se kishte zvarritur disa akte procedural përgjatë periudhës 2013-2021.

Nga hetimi disiplinor u konkludua se, veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbejnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit”, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Gjithashtu shkruhej se veprimet e Zenelit “kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë”, si dhe “kanë cenuar imazhin e organit të akuzës, duke ulur besimin e publikut tek drejtësia”.

Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy