Një 41-vjeçar nga Lushnja është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Pirrë, blutë kanë gjetur të kultivuar në oborrin e banesës së shtetasit Artor Toshkollari, 14 fidanë bimë narkotike të dyshuara kanabis sattiva.
Policia arrestoi kultivuesin, Artor Toshkollari, 41 vjeç. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.



