Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Dy makina, një Benz dhe një Audi janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë ka mbetur e plagosur një grua që ishte pasagjere.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



