
Një i ri është plagosur me thikë pasditen e djeshme në Korçë.
27-vjeçari, është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, i plagosur me mjet prerës në bark.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.
Tutje, forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Bashkë me të janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.



