22-vjeçari arrestohet në Vlorë, kapet me kokainë në doza gati për shitje

22-vjeçari arrestohet në Vlorë, kapet me kokainë në doza gati për shitje

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion të suksesshëm për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar një 22-vjeçar në flagrancë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka organizuar hetimet për zbardhjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së narkotikëve në disa lagje të qytetit. 

Pas kontrolleve, u arrestua shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në 12 doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, për të vazhduar me veprimet ligjore të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy