Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet L.Rr ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit.
Ndërkohë policia po kreh zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



