
Një punonjës i Ndërmarrjes së shërbimeve Publike në Korçë është gjetur i pajetë ditën e sotme, në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.
Sipas informacioneve nga burime të policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.



