
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dajç, ku një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 929 FF është përplasur me një kamion tip ‘IFA’ me targa LE 3364 A.
Për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i “Benz”-it, Robert Ejlli, 25 vjeç, dhe Gentian Toma, 32 vjeç.
Sipas policisë, mjeti tip “Benz” ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



