25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

25 vjet më parë, përkatësisht më 12 shtator 1998, u vra në pritë deputeti Azem Hajdari.

“Vrasja e shekullit”, sikurse e quajti shkrimtari Ismail Kadare, u parapri prej disa atentatesh radhazi përgjatë vitit 1997 kundrejt ish-udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990.

Atentati i parë u shënua në qershor të atij “viti të mbrapshtë”, në Shkallnuer të Durrësit. Dy muaj më pas, Hajdarit iu ngrit pusi në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa më 18 shtator 1997, mbeti i plagosur në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë, i qëlluar me pesë plumba nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku.  

Dy atentate të tjera do të zhvilloheshin në muajt që pasuan, derisa Hajdari të mbetej i vrarë para selisë së Partisë Demokratike.

Hajdari ushtroi funksionin e legjislatorit në gjirin e partisë së parë opozitare në vend pas periudhës diktatoriale, që prej vitit 1991 e gjersa u shua. Në 50-vjetorin e lindjes së tij, më 11 mars 2013, u nderua me titullin më të lartë, “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.

Në përkujtim të 25 vjetorit të rënies së Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari, Partia Demokratike e Shqipërisë organizon një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Grupimi Dhjetor ‘90.

Homazhet pranë Varrezave të Dëshmorëve do të nisin në ora 10:00.

Në orën 12:30 homazhet do të zhvendosen tek Memoriali i Azem Hajdarit, rruga Abdi Toptani (ish-selia e Partisë Demokratike.)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy