
Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar sot kapjen në flagrancë të 20 klandestinëve të huaj të cilët po tentonin në hynin në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. 20 emigrantët e paligjshëm i përkisnin kombësive të ndryshme si sirianë, palestinezë dhe irakianë.
Mes të ndaluarve ka gra dhë fëmijë, teksa përgjatë ditëve të fundit janë kapur mëse 120 refugjatë të cilët kanë tentuar të kalojnë përmes Shqipërisë.
Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.



