
Pika kufitare Qafё-Botё, ka lajmёruar sot hapjen e saj prej datёs 7 qershor 2021.
Dogana do tё jetё funksionale nga ora 8:00 deri nё orёn 16:00, përgjatë së cilës do të lejohen tё kalojnё 250 persona nё ditё, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dogana e Qafë Botës u rihap për të gjithë punonjësit sezonalë prej datës 25 tetor deri në 10 nëntor pas mbylljes së saj për shkak të pandemisë.
Punonjësit sezonalë kaluan drejt Greqisë për të punuar në vjeljen e agrumeve.
Dogana e Qafë-Botës u mbyll përfundimisht në datë 21 korrik, ndërkohë që më parë lejohej vetëm kalimi i kamionëve.
Vendimi erdhi pas protestës së mbajtur të shtunën e kaluar nga banorët e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit përpara doganës dukë kërkuar hapjen e saj.
Ndërkaq prej datës 7 qershor ajo do të jetë e hapur për kalimin e të gjithë udhëtarëve.



