Lëviznin me armë, si tentuan t’ia mbathinin nga policia dy të rinjtë në Vlorë

Lëviznin me armë, si tentuan t’ia mbathinin nga policia dy të rinjtë në Vlorë

Policia e Vlorës, gjatë kontrolleve të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë vënë në pranga sot dy persona që mbanin armë në makinë dhe tentuan t’i shmangeshin efektivëve.

Sç bën me dije policia, në Lagjen “Partizani”, Vlorë në vendin e quajtur “Ura e martirëve”, patrullat kanë ndaluar një mjet tip “Audi”.

Një 21-vjeçar e një 26-vjeçar me iniciale E. G dhe J. A, të gjendur në mjetin e ndaluar sapo kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të largohen.

Njëri prej tyre gjatë largimit ka hedhur në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë i kanë ndjekur dhe i kanë prangosur dy te rinjtë duke bërë më pas shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna hetimore për të zbardhur autorësinë se cili nga të rinjtë posedonte armën e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy