
Një përfaqësi qytetarësh u ngritën dje në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm.

Qytetarët të cilët kishin përkrahjen e këshilltareve të djathtë pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë ndaj kërkuan të anulohet.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PD-së, Doris Madhi, tha në një intervistë për korrespondenten e MCN nga Elbasani, Entela Duka se vendimi u mor pa një dëgjese publike dhe pa një analizë të zgjeruar financiare.
Kjo histori nisi para një muaji, dhe neve na u paraqit informacioni i mangët në mbledhjen e Këshillit Financiar, dhe një vendim i tillë prek tërë qarkun e Elbasanit, përfshirë Librazhdin, Gramshin, Peqinin.
Ne e kundërshtuam vendimin sepse ajo vinte pa një dëgjesë publike dhe me një mungesë të analizën financiare.
Ne lëshuam mbledhjen dhe nga 26 persona, ishin 24, ata kanë manipuluar procesverbalin. Kur kemi dal ne, ishin mediat që filmuam ato momente. Vet perfekti aktual aty deklaronte se rritje nuk mund të bëhej.
Këshilltarja Madhi, thotë se aksioni në mbledhjet e këshillit Bashkiak do të vazhdojë edhe më tej, sepse rritja në masën 40% prek drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve.
Neve jemi në pritje të zbardhjes së procesverbalit dhe të projekt vendimit që sipas formës ligjore do duhej të ishin të firmosura dhe të vulosura, dhe se deri më sot nuk kanë ardhur. Duket se e kanë lënë në këtë format duke e lënë pezull.
Sa i takon mbledhjes së nesërme të Këshillit bashkiak ato as nuk na kanë çuar ndonjë thirrje për orën dhe vendin se ku do të mbahet.
Ne do të vazhdojmë aksionin tonë sepse ajo prek drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve dhe të bizneseve në tërë qarkun e Elbasanit.



