
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 19:40, ku një mjet me drejtues personin me inicialet D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.



