I preu kokën me thikë nënës së tij/ Gjykata vendos burg pa afat për Olsi Çekiçin

I preu kokën me thikë nënës së tij/ Gjykata vendos burg pa afat për Olsi Çekiçin

Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur burg pa afat për Olsi Çekiçin, 44-vjeçarin që vrau me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi në shtëpinë e tyre në Pogradec.

Autori u shfaq i qetë në seancë dhe me maskë në fytyrë.

Ai akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marredhenieve familjare” dhe “dhunë në familje”.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Krimi tronditës ka ndodhur në sy të vajzes 15 vjeçe.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sullmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika. Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy