Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar probleme në disa qytete për shkak të erës së fortë.
Në portin detar të Shëngjinit janë pezulluar të gjitha lundrimet detare pikërisht për shkak të motit të keq. Mjetet lundruese të të gjitha llojeve janë ankoruar në port dhe do të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.
Aktualisht shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit 7 deri ne 8 balle me drejtim jug/perëndim.



