“Operacioni Besa”/ Shkatërrohet grupi ndërkombëtar i drogës në Itali, mes tyre 20 shqiptarë

“Operacioni Besa”/ Shkatërrohet grupi ndërkombëtar i drogës në Itali, mes tyre 20 shqiptarë

Guardia di Finanza e provincës së Trentos në Itali ka shkatërruar një grup trafikantësh  i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge.

Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin 'Besa 2018', ku janë arrestuar në total 25 persona.

Ndër to, 20 ishin shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian dhe 1 nga Maqedonia e Veriut.

Operacioni mori emrin 'Besa 2018’ pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran.

"Operacioni u kodua me emrin "Besa 2018" , pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran dhe u zbardh se shumica e këtij grupi kriminal ishte përbërë nga shqiptarë të lidhur mes tyre me një pakt nderi që në gjuhën shqipe njihet me emrin Besa", informojnë autoritetet e Guardia di Finanza italiane.

Ky grup kriminal i shpërndarë në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekeustruan dhe 20 mijë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy