
Dubai nuk është më një strehë për të arratisurit e drejtësisë në Shqipëri.

Atje është edhe një arenë biznesni për vrasjet. Porositë dhe pagesat bëhen nga atje, ndërsa krimet ndodhin në Shqipëri si rasti më i fundit i vrasjes së Renato Hoxhaj në Vlorë.
Porosi nga Dubai për të ekzekutuar rival, kundërshtar dhe hasmit në Shqipëri nuk është një pistë e panjohur për institucionet e hetimit në Shqipëri. Përfshirë Policinë, Prokuroritë e Rretheve e deri SPAK.
Në mjaft ngjarje kriminale kjo është tashmë e dokumentuar sa edhe fshehja apo arratia drejt vendit ku nuk ekstradohen dot e atyre që përfshihen në krime.
Pak orë pas atentatit që tronditi Vlorën, hetuesit e krimeve të rënda ndaj jetës dhe personit kanë arritur tashmë të ndërtojnë mekanizmin e krimit. Sipas hetuesve kjo vrasje është porositur në Dubai. Informacionet që e lidhin këtë vrasje me atentatin ndaj
Rohan Brahimaj në Athinë dhe Gëzim Sinomatit në Vlorë po kalojnë në sitën e hetuesve.
Ky që shihni në pamje është bashkëpunëtori i dyshuar në vrasje, ai quhet Eris Mehmetaj dhe rezulton se është personi që ka patur kontaktin më të afërt me vrasësin. Po ashtu Mehmetaj njihet për jetën e tij luksoze dhe si shok me të ndjerin Rohan Brahimaj.
Hetuesit dyshojnë se Mehmetaj i ka dhënë automjetin autorit të krimit, automjet të cilin pasi ka kryer krimin e ka braktisur në zonën e Ksamilit.
Këto janë pamjet para dhe pas krimit teksa largohet autori i dyshuar. Ai mban një maskë si ato të përdorura gjatë pandemisë Covid-19, i kamufluar me disa veshje dhe me një kapele.
Viktimë e këtij krimi me tre plumba mbeti 58-vjeçari Renato Hoxhaj. I ndjeri punonte roje dhe u vra në ambientet e punës së tij.
Fillimisht u verifikua pista e hetimi që lidhej me pronën që i ndjeri nuk jepte për tu ndërtuar një pallat. Ndërsa verifikimet e thelluara zbuluar se përplasja mes grupeve kriminale në Vlorë çoi në ekzekutimin e Hoxhaj.



