Miliona euro të pa ekzekutuara/ Duraj: Avokatura e Shtetit ka shpërdoruar detyrën

Miliona euro të pa ekzekutuara/ Duraj: Avokatura e Shtetit ka shpërdoruar detyrën

Avokati Alban Duraj për miliona euro të pa mbledhura nga gjyqet e fituara nga Avokatura e Shtetit, thotë se është një mos veprim i patolerueshëm nga Avokatit të Shtetit.

 

Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se Avokatura e Shtetit minimalisht është në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

 

Gjyqet bëhen për tu ekzekutuar dhe për të shkuara haka te i zoti, por në një proces gjyqësor mund të dalë një i fituar dhe një i humbur. Këto para mund të shërbenin për të shlyer debitë që ka shteti shqiptarë ndaj qytetarëve apo atyre që kanë fituar gjyqet. 

 

Qëllimin e vërtetë të mos ekzekutimit e dinë ata. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit i bie që shteti shqiptar të paguajë një kamatë prej 5% dhe kjo rëndon buxhetin e shtetit. 

Kjo është bërë për qëllime korruptive të Avokatit të Shtetit, për shkak të paaftësisë apo një neglizhence që mund të vijë për arsye të ndryshme.

 

Jemi në kufijtë e të paktën një vepre penale, shpërdorimi i detyrës, mos ushtrimi i funksionit publik. Minimalisht jemi përballë shpërdorimit të detyrës dhe përgjegjësi kryesor është Avokati i Shtetit. 

Zvarritja vjen prej korrupsionit por edhe prej moskoordinimit mes institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy