Policia ndërhyn në konfliktin e dhunshëm mes dy vëllezërve në Bulqizë, arrestohet njëri prej tyre

Policia ndërhyn në konfliktin e dhunshëm mes dy vëllezërve në Bulqizë, arrestohet njëri prej tyre

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve në Bulqizë, duke vënë në pranga njërin prej tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy