Konflikti mes dy vëllezërve në Paskuqan përfundon në të shtëna, arrestohen

Konflikti mes dy vëllezërve në Paskuqan përfundon në të shtëna, arrestohen

Dy vëllezër në zonën e Paskuqanit në periferi të Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë pas një konflikti mes tyre, i cili përfundoi me të shtëna me armë dhe dhunë.

Efektivët e komisariatit Nr. 5, janë njoftuar për një konflikt mes dy vëllezërve në Paskuqan dhe kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M., qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy