Protesta vijon, studentët mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

Protesta vijon, studentët mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

Studentët vijojnë edhe sot protestën para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Të organizuar përmes rrjeteve sociale, ata u nisën nga fakultetet e tyre, për t’u mbledhur në Rrugën e Durrësit, para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ku kanë protestuar prej më shumë se një jave.

Një grup tjetër po e zhvillon protestën para Kryeministrisë.

 Një grup studentësh e kanë kaluar natën para Kryeministrisë, pas ndarjes në tre grupe pasditen e së martës.

Ora 16:00 e ditës së djeshme shënoi skadimin e afatit të lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave që ata kanë paraqitur.

Kryeministri Rama është shprehur i gatshëm për t’u ulur me ta në një tryezë dialogu, por studentët ngulin këmbë se nuk do të nisin asnjë dialog pa plotësimin e tetë kërkesave që i kanë parashtruar qeverisë.

Pasditen e djeshme, ata u ndanë në tre grupe dhe e vijuan protestën të ndarë në tre grupe edhe për disa orë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy